Dauti Komerc ishte nikoqire e delegacionit në kuadër të programit të BE “Erasmus Plus”


21 Mars 2017-  Kompanija Sh.A Dauti Komerc ishte nikoqire e delegacionit të  kryesuar nga profesor dhe nxënës të shkollave të mesme nga Gjermania, Spanja, Belgjika, Franca, Suedia, Hungaria dhe Maqedonia.

 

Ky aktivitet ishte në kuadër të programit të Bashkimit Europian “Erasmus Plus”,i  menaxhuar dhe mbështetur nga Komisioni Evropian, me prioritet për bashkëpunim arsimor, trajnim, rini dhe sport.

 

Shembulli i integrimit të personave të rinjë në kompani si dhe mundësitë e shumta për aktivizimin e nxënësve dhe studentave nëpërmjet punës praktike dhe punësimin e tyre joshën delegacionin e shteteve të ndryshme europiane të vizitojnë hapësirat tona.

 

Sektori për resurse humane prezantoi mbi format e punësimit të të rinjve, statistikat e grupmoshave në kompani, mundësia e realizimit të praktikumit si dhe mbështetja e bursës se plotë financiare për drejtimet e  profileve deficitare ku pas kryerjes së fakultetit ju garantohet punësimi.

 

Drejtori gjeneral Z-ri Xhemail Dauti  foli mbi evoluimin e kompanisë, zgjerimin e fushëveprimit në Kosovë, Malë të Zi dhe Shqipëri,  themelimin e Fondacionit Dauti, tani  fondacioni Albiz, si një ndër projektet kapitale me theks të vecantë për përgjegjësinë shoqërore dhe përkrahjen e parezervë  me shpërndarjen e bursave për nxenës dhe student.

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri