Fjalimi i drejtorit Xhemail Dauti në Universitetin e Europës Juglindore


Të nderuar professor, afarist, mysafir dhe student,

Më lejoni që fillimisht me sinqeritet të ju falemnderoj për mundësinë që në cilësinë e   afaristit të marr pjesë në këtë konferencë eminente ndërkombëtare dhe ta ndaj me ju këndvështrimin tim si afarist ndaj mundësive dhe gjasave , të cilët biznesit i paraqiten nga një bashkëpunim më I ngushtë dhe aktiv me shkencën, para së gjithash në fushat e hulumtimit të tregut, por edhe në shumë segmente tjera të biznesit tonë.

 

Doemos më duhet ta them që unë dhe kompanija që e udhëheqi  ka përvojë, edhe atë pozitive nga ai bashkëpunim, por fatkeqsisht duhet të konstatojë që në shumë kompani tjera sikur të mos ketë vetëdije për shfrytëzimin e bashkëpunimit të ngushtë me shkencën. Kjo me siguri është një domen I punës tonë I cili si nëpërmjet odave ashtu edhe nëpërmjet shoqatave kllasterske,  dhe tjera lloje shoqatash, dhe kontakte direkte ndërmarrje-univerzitet, të cilat fillimisht do duhet ti zhvillojmë.

Në këtë konferencë , ne në bashkëpunim me shkencën , ofruam një vepër me model praktik për modernizim të distribuimit me pemë dhe perime, para së gjithash në pjesën e ftohjes dhe mirëmbajtje të freskisë të frutave. Ndryshe, tregtia me perime dhe pemë të freskëta është segment që në kontinuitet zhvillohet dhe ka potencijal solid për profit. Por bashkarisht me mundësitë e fitimit vazhdimisht rriten kërkesat teknike dhe standardet për inkuadrim në sistemet bashkëkohore për furnizim me produkte të freskëta. Sot tregtarët dhe distributerët duhet të posedojnë me paisje bashkëkohore e aftë për ti ruajtur të gjitha karakteristikat e produkteve në një periudh më të gjatë.Vepra jonë ka për qëllim ti bëj të mendojnë të gjitha palët e interesuara shtetërore, a në vecanti bashkësinë afariste dhe kreatorët  e politikës sa është e mundur më mirë të shfrytëzohen potencijalet tona në prodhimin dhe distribuimin e pemëve dhe perimeve.

Njëkohësisht në atë japim të dhëna bazike për kultivimin dhe vlerësimin e potencijalit në këtë treg, dhe të trendeve udhëheqëse  të cilat do ta formësojnë të njejtin në të ardhmen, tek ne dhe në Europë.

Vetëm për ilustrim sa janë potencijalet për zhvillim të kësaj veprimtarie të themi se sipas të dhënave nga Enti I Statistikës, në vitin 2014 ne kemi kultivuar dhe mbledhur 650 mi ton perime dhe 360 mi ton pemë. Njëkohësisht kemi importuar 100 mi ton dhe kemi eksportuar 380 mi ton. E kuptueshme për nga aspekti I tregtisë me shumicë, të gjitha këto  sasi, në një mënyrë kalojnë nëpër kapacitetet tona. Për tu fituar fotografia për atë se për cfarë potencijali bëhet fjalë, vetëm për ilustrim do të përmendi që cmimi mesatar për kilogram import është 71 cent, a për eksportin tonë vetëm 42 cent. Kurt ë arrinim vetëm 5 cent cmim me të madh te eksporti mbi bazë të përgaditjes më cilësore, manipulimit dhe ruajtjes, industrija jonë do të kishtë afër 20 miljonë euro të ardhura vjetore shtesë, vetëm nga eksporti.  Ngjajshëm, në tregtinë e brendshme, me një organizim më të mirë të distribuimit nëse dega jonë do të arrinte vetëm 5 % cmime më të larta, kjo do të thotë njejtë 20 miljonë euro  të ardhura të përgjithshme më të larta.

Modeli I paisjes së ftohjes që ne e ofruam në të është mjaftueshëm fleksibil të ju përgjigjet gjendjeve reale në fushën që ende do të zhvillohet, të cilën vetëm bashkarisht mundet ta avancojmë në nivelin e tregjeve bashkëkohore europiane dhe karakteristikat e teknikave optimale të paisjes të ofruar nga prodhuesit  më të njohur botëror.

Nëse të gjithë pjesmarrësit në zinxhirin e furnizimit, nga toka deri tek qendra distributive, nga korrja, kalibrimi, ftohjes, ruajtjes, paketimit dhe ngjajshëm, shoqërohen me inicijativa të përshtatshme dhe investojnë paisje kompatibile, atëherë theksueshëm do ta rrisin produktivitetin a me atë edhe profitin, në kënaqësi të harxhuesve të fundit të pemëve dhe perimeve që ata e shesin.

Në modelin që ne e zhvilluam u nis nga fakti që madhësia e pronave është e pafavorshme.
Madhësia mesatare e  ekonomisë bujqësore tek ne është  përafërsisht 1.85 hektar, kundrejt mesatares europiane 50 hektar. Ekonomitë e vogla dhe fragmentimi I pronave janë problemet më të mëdha të bujqësisë maqedone. Gjithashtu të copëtuar janë edhe tregtarët me pakicë. Edhe për skaj konsolidimit në fushë, numri I tregtarve në pakic është shumë I  madh. Modelin e zhvilluam deri tek madhësia optimale për qendër distributive I cili me sukses do të punonte me frekuentim të madh sin ë hyrje, ashtu edhe në dalje të kapaciteteve të ftohjes. Ndërkaq këta janë përvoja të shkencës dhe praktikës në Republikën e Turqisë dhe SHBA,  si shtete udhëheqëse në këtë domen.

Tregu maqedonas I prodhimeve bujqësore dhe produkteve ushqimore është liberal, por edhe ne praktikisht kemi regjim të lirë të tregtisë më Unionin Europian  dhe CEFTA. Eksporti rritet , në vecanti tek produktet bujqësore dhe ushqimore, duke arritur vlerë reth gjysëm milijardë euro.

Interesante është duke shikuar nëprmjet sasive të eksportit dhe importit të pemëve dhe perimeve, ne kemi diferencë pozitive, por shikuar nga cmimet e eksportit tonë është pothuaj se dy herë më I lirë nga importi që dotë thotë që eksportojmë produkte më inferiore, që nuk është e saktë , por që I eksportojmë në periudhë jo të favorshme të vitit, shikuar nga cmimet.

Veprën që në këtë konferencë e prezantojmë si rrjedhojë e bashkëpunimit të shkencës dhe praktikës, dëshmon që edhe ne mundemi me organizim më të mirë dhe poqëse plotësohen standardet për trajtim të produkteve të freskëta bujqësore, efektet monetare janë të shpejta dhe positive. Nëqoftë se tregtija me produktet e freskëta tek ne modernizohet ashtu si ne propozojmë në tezën tonë, ajo vecanërisht pozitivisht do të reflektonte në ekonominë e pjesës të Maqedonisë Veri-Perendimore, regjion që ngec pas regjioneve tjera, vecanërisht nga ai  Jug-Lindor dhe regjioni Vardarit, të cilët në disa vitet e fundit  kanë hapur disa qendra distributive të kompanive të huaja. Ne, në këto hapësira, vecanërisht ndërmarrësit shqiptar, tradicionalisht kemi qenë të lidhur për investimet private në qendra për shitje, duke lënë anash fazat tjera të distribuimit. Shpresojmë që me veprën tonë hapëm perspektivë tjetër shumë tregtarëve që janë në numër të madh nga ky regjion, por edhe më gjërë, nga e tërë Maqedonia dhe do ti inkurajoj që të organizohen dhe modernizohen, sepse vetëm ashtu produktet nga pronat e tyre do të arrijnë më shpejtë dhe me cmime më të larta si në tregun tonë  ashtu edhe jashtë. Bujqësia është fushë e cila jep produkte shumë cilësore, të shumëkërkuara në tregje të shteteve ish-Jugoslave, por edhe më gjërë në Europë dhe në tregjet etnike të emigrantëve tonë madje në Amerikë, Kanadë dhe Australi. Fatkeqsishtë , shumë nga produktet tona  nuk arrijnë në destinacionet e jashtme me ndihmën e tregtarëve tonë. Të paorganizuar dhe teknikisht të pa pajisur, tregtarët tonë kryesisht kënaqën me rishitjen e produkteve në sezonë, dhe ashtu nuk fitojnë aq sa mundet të fitohet me këtë pasuri tonën nga fusha.  Në prodhimin bujqësor dhe distribuimin bashkekohor  të organizuar mirë fshihen potencijale të mëdha për zhvillim të biznesit dhe ekonomisë në regjionet e Maqedonisë, të pasuruar me prodhim bujqësor.

Vitet e fundit tek ne udhëhiqej politikë e suksesshme relative në përkrahje të bujqësisë kryesisht me subvencione. Ashtu në vitin 2013 afërsisht 100.000 bujqësi fshatare kanë qenë shfrytëzues të këtyre masave. Mbështetje financiare është edhe zvogëlimi I TVSH-së për paisjet bujqësore, mehanizimi dhe lirimi nga pagimi I Tatimit ne Fitim. Këto masa japing efekte në sasinë e prodhiimit, por nëse ngelin pa përmirësim adekuat në sferën e manipulimit, transportit, ftohjes dhe paketimit, posacerisht tek eksporti nuk do të valorizhen në tërësi edhe masat në bujqësi. Ligji për cilësi të produkteve bujqësore krijon kushte për ngritjen e cilesisë të produkteve bujqësore , por kjo cilësi  thjesht duhet të ndjeket edhe me masa përkatëse  në tregti dhe distribuim, sepse asgjë nga cilësija nuk ngelet nëse I njejti dëmtohet gjatë distribuimit ose në qoftë se frytin do duhet ta shesim përsëri nga toka, sic thuhet.

Që andej detyra është që edhe ministritë tjera, për Ekonomi, Financa, dhe biroja për zhvillim të regjioneve dhe ngjajshëm është të ndërlidhen më politikën përkatëse në bujqësitë tani edhe me masa në tërë zinxhirin distributive.  Megjithatë, ngelen shumë detyra edhe për ne ndërmarrësit.  Ne duhet të organizohemi shumë më mirë, të mesohemi më shumë të bashkëpunojmë me shkencën, sin ë këtë rast,  me qëllim të rrisim cilësinë dhe cmimin e prodhimeve në rafte të supermarketeve, posacerisht kur bëhet fjalë për frutat që shkojnë për eksport.

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri