Organizata humanitare “EL HILAL” ndau “Falënderim” për drejtorin gjeneral Z.Xhemail Dauti


Me rastin e 25- vjetorit të themelimit të OH “El Hilal”, ndau “Falënderim” për drejtorin gjeneral të kompanisë SH.A Dauti Komerc, Z-ri Xhemail Dauti,  për kontributin e tij në kontinuitet në fushën e humanitetit dhe solidaritetit.

Në margjina të këtij eventi Z-ri Xhemail Dauti falenderon organizatorët dhe shpreh mirënjohje për vlerësimin që i është bërë :

“Jam tepër i privilegjuar nga vlerësimi dhe mirënjohja nga një organizatë humanitare siç është OH”El Hilal”.  Falënderimet e tilla nga organizatat humanitare ndjellin motiv dhe satisfakcion për angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme në rrafshin e projekteve humane”.

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri