Kompanija SH.A Dauti Komerc u dekorua me mirënjohje nga Organizata ndërkombëtare SUPERBRANDS


21 Dhjetor 2016 – Kompanija Sh.A Dauti Komerc u dekorua me Mirënjohje nga organizata ndërkombëtare SUPERBRANDS si një ndër brendet më të fuqishme -” Macedonia’s strongest brand’s” për vitin 2015/2016.

 

Kjo Mirënjohje është një satisfakcion për kompaninë dhe stafin, që edhe mëtutje të vazhdojmë me projektet inovative, jo vetëm në tregun vendor por edhe në rajon.

 

Në ndarjen e çmimeve mori pjesë drejtoresha e financave  Z-nja Aleksandra Peroska, e cila falemnderoi organizatorët për mirënjohjen dhe deklaroi “Mirënjohja Super brend, është dëshmi e angazhimit të përgjithshëm, profesionalitetit, veçantisë së kompanisë dhe punëtorve, si dhe e të gjith meritorëve të cilët mburren me arritjet e përbashkëta”.

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri