Cmimi nacional për praktikat më të mira shoqërore përgjegjëse të ndërmarrjeve nga Maqedonia


Në organizim të ministrisë së Ekonomisë dhe Trupit Koordinues Nacional për Përgjegjësi Shoqërore të Ndërmarrjeve,kompanitë konkuruan për Cmimin nacional për praktikat më të mira shoqërore përgjegjëse të ndërmarrjeve nga Maqedonia.

Qëllimi I cmimit është të promovojnë praktika pozitive të veprimit shoqëror përgjegjës dhe të jape inspirim për hyrje dhe avancim të mëtutjeshëm të përgjegjësisë shoqërore tek ndërmarrjet.

Këtë vit u paraqitën 38 projekte.Cmimi nacional ndahet për të nëntin vit me radhë,ndërsa gjatë periudhës së kaluar gjithsej 165 ndërmarrje nga Maqedonia paraqitën pothuajse 500 praktika me përgjegjësi shoqërore,me të cilat e treguan përkushtimin dhe kujdesin e tyre për shoqërinë dhe mjedisin jetësor.

Edhe këtë vit kompania SH.A DAUTI KOMERC merr cmimin nacional për praktikë të përgjegjësisë shoqërore me projektin “KODI I ETIKËS”në kategorinë “Menaxhimi etik”

“Ajo që duhet nxitur është që të marrin pjesë,të konkurrojnë,t’i evidentojmë,t’i regjistrojmë dhe të aplikojnë në këso trupash ku vlerësohet dhe kategorizohet niveli I përgjegjësisë shoqërore”-theksoi drejtori general z.Xhemail Dauti.

Edhe kësaj here kompania jonë dëshmoi se ka traditë për përgjegjësi shoqërore.

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri