z-ri Xhemail Dauti vizitoi panairin e 3-të China Homelife Turqi


Një delegacion biznesi i përbërë nga 35 kompani anëtare nje nga të cilat edhe Dauti Komerc përfaqësuar nga z-ri Xhemail Dauti dhe i kryesuar nga Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha, nga data 02 deri 04 Qershor 2016 do të qëndrojnë në Stamboll ku do të prezantojnë bizneset e tyre para vizitorëve të interesuar në panairin e 3-të China Homelife Turqi për prodhimet vendore kineze, i dedikuar për kompanitë e interesuara për zgjerim të biznesit të tyre në vende të tjera.

Ky panair është organizuar në bashkëpunim me Panairin Ndërkombëtar Meorient-Kinë dhe Panairin Ndërkombëtar Sinerji-Turqi. Në këtë panair, ka mbi 700 ekspozues dhe 25.000 marka ekskluzive të cilësisë së lartë nga Kina, të kualifikuara përmes një procesi të kontrollit të cilësisë. Çdo vjet, gjatë panairit China Homelife tubohen më shumë se 15.000 vizitorë profesional nga i gjithë rajoni i Turqisë dhe Euroazisë, ku marrin pjesë shumë kompani që kanë bashkëpunim me kompanitë nga Kina (import, eksport, distributorë, etj).

Kompanitë gjatë ditës sot do të zhvillojnë edhe B2B takime me përfaqësuesit e firmave kineze, të cilët kanë shprehur interes për të bashkëpunuar me kompanitë tona. Në panair kompanitë vendase dhe të huaja promovojnë biznesin dhe aktivitetin e tyre, duke qenë se biznesi kinez e sheh Maqedoninë si vend me potenciale e kapacitete të mëdha për bashkëpunime të reja në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Duke e vlerësuar organizimin e Panairit si një mundësi të mirë për të sjellë në optikën e të huajve prezantimin e kompanive anëtare dhe vendit tonë si një vend me burime të shumta dhe politika fiskale ndër më lehtësueset dhe më miqësoret në rajon, kompanitë treguan se kanë hapësirë për rritjen e importit të mallrave kineze, ashtu sikundër Kina ka potenciale prodhuese dhe dëshirë për të rritur investimet kineze në rajon.

Janë pikërisht këto aktivitete të biznesit, si ky panair që forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe intensifikojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë që reflekton jo vetëm zhvillimet pozitive në të dy vendet, por krijon hapësira edhe më të mëdha për forcimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Kompanitë pjesëmarrëse në panair nga Maqedonia janë: Oxa Group, Dauti Komerc, Arb Komerc, Gips Imobilia Design, Trim&Lum, Adrijus, De Jure, Donika Plus, Bim AD, WVP Found management, EURO Handel, Trikotaza-Antigona, Agro Eli, Blago Gorev, Caseficio Cesarina, R-Metalika, ML-Gari, Jus MB, Omer Kompani, Euroaktiva, Motivi Group, 21 Media Group e tjera

 

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri