Historiku

Për një moment hyni në botën e udhëtimit në të cilin dua të ju çoj, një udhëtim në të kaluarën, nga viti 1990.

Në atë vit pikërisht më 29 Мај, zotëri Xhemail Dauti së bashku me vëllezërit e tij z.Hamim Dauti, z.Femi dhe z.Besim Dauti, vendosi të krijojë një kompani me dy të punësuar, që atij dhe familjeve të tyre do të u mundësonte një jetë të mirë. Vitet që pasuan ishin të mbushura plot 60 deri 70 orë pune. Kompania Dauti deri në vitin 1994 merret me tregti të produkteve të ndryshme, ndërsa pas këtij viti fillon profilimi i kompanisë deri në arritje të profesionalizmit.

  • 1994
     
    Vëllezërit Dauti orientohen në distribuimin e produkteve për konsumim të gjërë, me akcent të veçant distribuimin e produkteve ushqimore.
     
  • 1999
     
    Fillimi i madh - Periudhë kohore për specializim në fushën e importit dhe distribuimit. Aktivitetet e biznesit përfshijnë: shitjen e mallrave me shumicë, import - eksport, dhe përfaqësimin e brendeve globale.
     
  • 1999
     
    Realizohet ideja për të depërtuar në trëgun e Kosovës dhe bëhet regjistrimi i kompanisë së re në Kosovë si Dauti Komerc- Ferizaj
     
  • 1999
     
    Kompania Dauti Komerc- Shkup bën transformimin e saj prej ndërmarrjes në shoqatë aksionare
     
  • 2001
     
    Regjistrimi i Dauti Komerc "Podgorica" - Mali i Zi.
     
  • 2003
     
    Formohet "Dauti Transport - Shped" me diapazon të gjërë të shërbimeve nga svera e transportit, poashtu nga sfera e shpeditimit.
     
  • 2004
     
    Hapet Dauti Komerc "Cash & Carry" - Tetovë.
     
  • 2005
     
    Liferim në treg të produkteve me brendin "Dauti" me cilësi të lartë dhe me paketime komerciale.
     
  • 2005
     
    Bëhet konstituimi i rrjetit të mirënjohur "Dauti Markets Group".
     
  • 2006
     
    Hapet Dauti Komerc "Cash & Carry" - Çair.
     
  • 2007
     
    Për një përfaqësim më të gjerë të tregut fillon funksionimi i sektorit "Mikrodistribuim" - shitje në lëvizje (ambulantore).
     
  • 2008
     
    Hapet sektori "Dauti Markets" - zinxhir marketesh personale.
     
  • 2009
     
    Fillon me punë "Departamenti i blerjes (grumbullimit) dhe të përpunimit të orizit" në Koçan të Maqedonisë.
     
  • 2010
     
    Fillon funksionimi i sektorit për paketimin e produkteve agrare me brendin "Dauti".
     
  • 2010
     
    Riorganizimi i rrjetit të shpërndarjes në gjashtë divizione në Maqedoni.
     
  • 2010
     
    Aktivohet Web Shop shitja në muajin Nëntor.
     
  • 2011
     
    Hapen dy Markete në Tetovë "Dauti Markets".
     
  • 2011
     
    Themelohet "Fondacioni Dauti", i cili është bazuar në përkrahjen e kategorive të ndjeshme shoqërore.
     
  • 2011
     
    Hapet Dauti Komerc "Cash & Carry" - Strugë.
     
  • 2011
     
    Regjistrimi Dauti Komerc "Durrës" - Shqipëri.
     
  • 2013
     
    Nisja e ndërtimit të Kompleksit Tregtar në Saraj
     
  • 2014
     
    Hapja solemne e magazinës dhe zyreve në Kompleksin Tregtar në Saraj.

 

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri