Procedura e punësimit

Çdo individ (kandidat potencial), i cili është i aftë për të punuar dhe ka aftësi të caktuara pune ka të drejtë dhe rekomandohet për të aplikuar për punë në kompaninë tonë Sh.A Dauti Komerc-Shkup. 

● Në këtë seksion do të paraqiten fazat (parimet) me të cilat SH.A Dauti Komerc- Shkup bie vendime për punësime të reja. 


Faza A 
Rregulli i parë me të cilën të gjithë kandidatët potencialë për punë duhet të respektojnë është që të aplikojnë për punë (mbushje të aplikimit për punë).

● Aplikimi mund të mbushet në SH.A Dauti Komerc- Shkup ose

● Aplikim të dërgohet në e-mail-in zyrtar: hr@dauti.com.mk (Sektori për Resurse Njerëzore)

● Kandidatët duhet të indentifkohen me dokumente identifikimi (kartë identiteti, pasaportë ose patentë makine).

● Aplikimin e punës mund ta shkarkoni këtu
   

  
Faza B

Faza e dytë përfshin një klasifikim të caktuar të aplikuesve për punë dhe  informimin e tyre në lidhje me procedurat e mëtejshme.
  
● Kandidatët të cilët do të eliminohen menjëherë për shkak të arsyeve të caktuara (përvojë pune,kualifikime, etj.), ata do të informohen brenda një kohe të arsyeshme nga Sektori për Resuse Njerëzore.

● Kandidatët të cilët do të selektohen do të informohen gjithashtu nga Sektori për Resurse Njerëzore për fazat e mëtutjeshme që do të ndërmeren.
  

Faza C

Faza e tretë përfshin intervistimin e kandidatëve që janë zgjedhur më heret.

● Kandidatët potencijal janë të informuar në kohë për informacionet bazike për intervistën.

● Intervista do të zhvillohet në SH.A Dauti Komerc- Shkup

● Komision i posaçëm është përgjegjës për intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve potencial për punë

  
Faza D

Në këtë pjesë të procedurës aplikantët janë informuar për vendimet e komisionit nga Sektori për Resurse Njerëzorë pranë SH.A Dauti Komerc- Shkup 

● Kandidatët që do të eliminohen në këtë fazë do të informohen nga shërbimet tona me kohë

● Kurse të tjerve që do të përzgjidhen nga komisioni, do t’ju jepen rregullat për punë, gjegjësisht  për t'u njohur me mjedisin e punës dhe parimet e punës në Sh.A Dauti Komerc- Shkup.

Faza E

Faza përfundimtare ka të bëjë me finalizimin e procesit të tërë si dhe procedurat e rekrutimit në SH.A Dauti Komerc- Shkup

● Punëtorve të ardhshëm ju jepen marrëveshje për punë dhe deklarata pune për t’u nënshkruar 

● Pas këtij akti punëtori hyn në marrëdhënie pune në SH.A. Dauti Komerc- Shkup

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri