Dauti sot

Dauti Komerc- Shkup është shoqatë akcionare e afirmuar, udhëheqës dhe lider i shëndoshë në rajon e më gjërë. Fillimet e kompanisë ishin në fshatin Bojanë të Shkupit në vitin 1990 me një shitore të artikujve ushqimorë, kurse sot veprojmë në katër shtete me mbi 500 punonjës. Ne synojmë për të siguruar konzistencë dhe përmirsimin e performansave afariste si dhe mirëmbajtjen e pozicionit të aritur në Maqedoni, Kosovë,Mal të Zi dhe Shqipëri. Risitë tona në spektrin e logjistikës na e mundësojnë distribuimin e brendeve të reja me kualitet të lartë të cilat gjithashtu e fitojnë besimin e konsumatorit.

Rezultatet e deritanishme të cilat i kemi treguar dhe besimin të cilin e kemi aritur tek konsumatorët tanë në nivel global, rezulton me përforcimin e pozicionit tonë konkurues në tregjet e njohura në rajon dhe më gjërë, si kompani e cila është e aftë për ambietim të shpejt me të gjitha kushtet në mjedisin e bizneseve.

Planifikimet e aktiviteteve për përforcimin dhe rritjen e reputacionit të shoqatës akcionare Dauti Komerc- Shkup, kënaqësia dhe lojaliteti i konsumatorëve tanë janë parime dhe detyra bazë për zhvillimin e shitjes. Kjo arihet me pregaditjen tonë për tu’a dal kërkesave të komintentëve dhe kërkesat e tregut që direkt imponohen duke ndërmarë akcione të duhura. Me përcaktimin e politikave për objektivat vjetore të kompanisë sonë janë të njoftuar të gjithe punonjësitë tanë tek të cilët qështja për zhvillimin e kompanisë është shumë e rëndësishme dhe nga ky kënd vështrim ato mundohen t’i zhvillojnë aktivitete e tyre me kualitet të lartë. 


Siç e kemi cekur më herët se Dauti Komerc- Shkup është shoqatë akcionare me këtë strukturë organizative: 

I. Depoja qëndrore Dauti Komerc “Import - Eksport”- në Saraj të Shkupit (bënë importin dhe distribuimin e brendeve të mirënjohura ndërkombëtarisht deri tek rrjetet më të organizuara për shitjen e mallrave: depo, zinxhirë marketesh, mini-markete e tj. 
 

II. Dauti Komerc “Cash & Carry”:

  • Shkup - Saraj
  • Tetovë
  • Strugë


(Këto qendra furnizojnë tregun e brendshëm deri te liferantët tanë të mirënjohur- dyqane të vogla dhe të mesme) 

III. “Mikrodistribuimi”- shitje ambulatore (ky sektor bën distribuimin e mallrave deri tek objektet më të vogla tregtare në një rafsh prej 25 rajonesh). 
 

IV. “Dauti Markets”- zinxhirë marketesh personale

  • Gazibabë- (101)
  • Hekuranë- (102)
  • Tetovë I- (103)
  • Tetovë II- (104)

V. “Dauti Markets Group”- me 1.800 (liferantë) të cilët gjegjësisht bëjnë shitjen e mallrave tanë. 

 

Përpos aktiviteteve që Dauti Komerc- Shkup i bënë në Maqedoni gjithashtu është shumë aktiv edhe jasht vendit me qendrat distributive që janë të radhitura më poshtë:

  • Dauti Komerc “Ferizaj” - Kosovë
  • Dauti Komerc “Podgorica” - Mal të Zi
  • Dauti Komerc “ Durrës” - Shqipëri



Të gjitha këto qendra distributive tregojnë një rritje dhe sukses në punën e tyre, zhvillim stabil dhe me kontinuitet. Kompania Dauti Komerc posedon paisje moderne kompjuterike për aktivitete dinamike dhe cilësore. Motoja bazike e kompanisë sonë është distribuimi i shpejtë i mallrave deri tek konsumatorët tanë, e mundësuar me organizimin dhe koordinimin e sektorëve për shitje dhe logjistikë si dhe transporti i shkëlqyer që është pjesë e pandarë e logjistikës në Dauti Komerc: 

  • Kamionë mbi 7t (12)
  • Kamionë mbi 3.5t (29)
  • Furgonë deri 3.5t (85)
  • Pikapë komercial (30)
  • Automjete të lehta (45)

 

Nga të gjitha mjetet transportuese 15 mjete janë të ekipuara me sistem termokin. Kompania sot posedon hapësire prej 20.000m²  për ruajtje dhe shitje dhe 2000 m3 per ruajtje speciale të mallrave specifik që janë pjesë përbërëse nga asortimenti i gjërë që posedon Dauti Komerc.

Duke i ndjekur nevojat dhe kërkesat e tregut në Maqedoni dhe tregjet në rajon e sipër, me një qëllim të vetëm dhe dëshira për formimin e një kompanie e cila do të funksionon me metoda bashkëhore dhe do ta arinë për të bëj justifikimin e mbështetjes që ka nga konsumatorët lojal në Maqedoni dhe rajon. E gjithë kjo ndërmeret për ta prezentuar kompaninë tonë dhe ambientin tonë si një koncept sërioz dhe afatgjatë.

Qëllimi kryesor i Dauti Komerc-it është “importi-exporti” dhe shitja e mallrave për konsumim të gjërë e cila arihet nga qendrat për distribuim si dhe afrimin e shumë brendeve të vendit dhe më gjërë nga sektorë të ndryshëm. Një ndër nga elementet bazik nga strategjia e zhvillimit të kopanisë sonë është aplikimi i shëndoshë i politikës afariste që posedon kompania jonë. Politika jonë afariste përshtatet me trendet e tregjeve, për cdo linjë të ndonjë asortiman pruduktesh aplikohet politikë e veqantë varësisht nga karakteri, qëllimi, kërkesat e tregut dhe distribuimi. Bazat kryesore me të cilat mund të fitohen dhe mirëmbahen pozicionet e larta që kompania jonë i posedon, funksionojnë sipas principit “përmirësime gjithëpërfshirse” (PKKA)  (planifiko, krijo, kontollo, apliko).

Nga aspekti i bashkëpunimit të jashtëm qëllimet kryesore janë të sigurohen lidhje të qëndrueshme me kompani botërore duke fituar licencat e tyre, e gjithë kjo për aritje të larta nga aspekti finansiar por edhe lidhje të gjata me kompani të njohura ku produktet e tyre janë pjesë përbërëse dhe të përditshem për konsumatorët tonë.

Në vitin 2003 kompanisë sonë i bashakangjitet edhe kompania e sapoformuar “Dauti Transport-Shped” e cila nga aspekti profesional kryen shërbime të ndryshme transporti të mallrave në rajon dhe më gjërë e cila është e mundësuar me vetë faktin që posedon 40 automjete bashkohore - kamionë për transport ndërkombëtar të ekipuar me (EKO 5) standarde.

Është me rëndësi të ceket se “Dauti Transport-Shped”  posedon edhe ISO standardin.

Gjithashtu kjo kompani posedon (CEMT) leje për të bërë hyrje të lirshme ne tregjet e Unionit Evropian. Dauti Transport-Shped në Maqedoni ka tetë ofise të ekipuara për shërbime të ndryshme nga aspekti i transportit dhe zhdoganimin e mallrave me strukturë profesionale kadrovike dhe staf të ekipuar me dije dhe afinitete profesionale për të kryer të gjitha detyrat dhe shërbimet që janë bazamanet për këtë kompani të mirëfillt.

Në këtë drejtim aktivitet i joni bazë është distribuimi i produkteve finale, lirimi i prodhimeve finale në treg me brendin e mirenjohur “DAUTI” me cilësi të lartë dhe paketim komercijal, përpos kësaj, gjatë viteve të fundit kemi aritur të formojmë edhe rrjetin për shitje me pakicë, blerjen apo grumbullimin e produkteve agrare, gjegjësisht oriz dhe fasule. 

Si kontinuitet dhe efekt afatgjatë i këtij procesi ekonomik ne si kompani e bazuar në vlerat e shoqërisë, integritetit dhe inicijativat tona na e mundësuan të bëhëmi edhe ne pjesë e një spektri të madh të aktiviteteve që mund të ndermeren në shoqërinë tonë por edhe më gjërë, ku i gjithë ky tentim do të përkulët nën hijen e ashtuquajtur përgjegjësi korporative shoqërore.

Në këtë drejtim ne si kompani e përgjegjëshme u munduam gjatë kohë por më në fund ia dolim duke e formuar  “Fondacionin Dauti” i cili bazohet në avansimin dhe përmirësimin e kualitetit të jetës së individëve dhe kolektivit në përgjithësi nga të gjitha stratat shoqërore (kategorite më sensitive dhe grupe (familje) sociale, nxënës, studentë etj.), institucione dhe organizata të ndryshme ku do të kenë mundësi të marin pjesë në proekte të ndryshme që fondacioni ynë do ti realizoj në vijim. Me këtë ne besojmë se synimi jonë është edhe ndihmë për ne por edhe derë hyrse për suksesin dhe aritjet tona në përgjithësi.

Dauti Komerc është kompania e parë që më Tetor të vitit 2010 bëri aktivizimin e Web-shop shitjes. Web-shop mundëson që komintentët tanë të bëjnë porosi të mallrave nëpërmjet internetit dhe faqës tonë dhe në afat më të shkurt kërkesa e tij të arinë në vendin e kërkuar. Ky koncept mundëson reduktimin e kohës së harxhuar për porositë nga ana e blerësve. Këtij sistemi i ndihmon edhe softveri (WMS) i sapo implementuar nëpër depot tona ku bashkpunëtorve tanë ua lehtëson procesin e implementimit të porosive dhe aritjen e tyre deri tek adresa e fundit.

Nëpërmjet web-shopi-it blerësit mund t’i lexojnë të gjitha informacionet për produktet tona dhe të bëj porosinë si proces final. Tek ne ky koncept ka filluar me punë dhe tregon tendencë pozitive dhe se në të ardhmen ne do te duhet të jemi më të pregaditur në këtë drejtim.

Suksesi i kompanisë Dauti Komerc bazohet në formulën e simplifikuar (cmime të volitshme, sistem më bashkohorë për bashkëpunim me klientët tonë, besimi tek konsumatorët. Dinamikën e Dauti Komerc-it e përbëjnë fuqitë e reja dhe ambicioze që janë pjesë përbërëse në kompaninë tone edhe atë:

  •   Doktor i shkencave ekonomike               1
  •   Magjistër i shkencave ekonomike           1
  •   Me fakultete                                        132  
  •   Me shkolla të larta                                 8
  •   Punëtorë me kualifikime të larta           78
  •   Punëtorë me kualifikime                       95
  •   Me shkolla të mesme                          108
  •   Me shkolla fillore                                  27

 

Edukimi i tyre formal vazhdimisht përmbushet me trajnime të ndryshme dhe përvoja të punës në terren. Dauti Komerc në mënyrë permanente investon në forma të ndryshme të arsimimit të punonjësve në drejtim të ngritjes të nivelit profesional, organizimin e ligjeratave nga specialistë me tema të veqanta.

Imperativ për kompaninë tonë është mbrojtja e interesave të konsumatorëve, partnerët e biznesit, punonjësit dhe aksionarët. Si një referencë për të ekspozuar edhe më tej licencimin e kompanisë me "HACCP standardin" në planin e vazhdueshme për certifikimet dhe standardet e mëposhtme: "ISO 2001" dhe "Hallall certifikim". Udhëzime për zhvillimin e ardhshëm të Dauti Komerc-it janë qartë të paraqitura dhe të përcaktuar në politikat afatgjate të kompanisë. Në të ardhmen do të mundohemi ta pasurojmë komunikimin me Ju publikun dhe konsumatorët për të aritur solucione të përbashkëta. Nëhuni edhe Ju pjesë e stafit tonë.

 

Besim, Traditë, Siguri...

© Copyright 2014, All Rights Reserved.
Developed by Enes Demiri